Gjykata e Tiranës pezullon zgjedhjet në FSHF, Komiteti Ekzekutiv nuk ndalet

by admin
Spread the love

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë kthyer në një telenovelë. Së fundmi Gjykata e Tiranës, pas një ankese të AF Luftëtari për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ka vendosur që të pezullojë vendimit e Komisionit të Verifikimit të FSHF, që zyrtarizoi disa ditë më parë kandidatët për president të FSHF dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Gjithashtu në vendim thuhet se është vendosur pezullimi i veprimit Juridik të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për realizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, më 2 mars 2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me vendim të formës së prerë. Qeveria e futbollit mund të apelojë brenda pesë ditëve.

Pavarësisht kësaj, Komiteti Ekzekutiv i FSHF është mbledhur ditën e sotme në orën 11:00 dhe ka miratuar materialet zgjedhore. “Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka aprovuar pasqyrat financiare individuale dhe të konsoliduara për vitin 2021, dhe buxhetin e vitit 2022, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme për miratim.

Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimet përkatëse për përzgjedhjen e auditorëve të jashtëm, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, shkruhet në njoftimin e FSHF. / oversport.tv

You may also like