Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj ish-prokurori Rexha

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore në Prishtinë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit ish-prokurorit Ali Rexha për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, ka vepruar sipas kërkesës për caktimin e masës “Ndalimi” për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Të pandehurit Ali Rexha i është caktuar masën e sigurisë “Ndalimi” për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Rexha i ndalohet që t’i afrohet prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani si dhe ndërtesës së Këshillit Prokurorial, në afërsi prej 200 metra, njofton Klankosova.tv.

Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë një muaj, duke filluar nga sot, sipas njoftimit të gjykatës.

Ndalohet ish-prokurori Rexha, dyshohet se kërcënoi prokurorin Sulejmani

You may also like