Gjuriq: Prishtina nuk e ka më monopolin e marrëdhënieve të mira me SHBA-në

by admin
Spread the love

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, tha se ka kaluar koha kur politikanët nga Prishtina dhe pjesët e tjera kishin monopolin e marrëdhënieve të mira me SHBA-në dhe BE-në.

Duke folur për takimin e fundit me presidentin e SHBA-së, Joseph Biden, Gjuriq tha për “Srpski Telegraf” se Serbia është veçanërisht e kënaqur me vëmendjen që i kushtohet asaj në nivelet më të lartë në SHBA, në një kohë kur ka presion të madh në orarin ditor të zyrtarëve të lartë, përcjellë Gazeta Blic.

Ambasadori i Serbisë në Washington tha se Bidenit i ka përcjellë mesazhe pozitive, të cilat janë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot Serbia ka diçka pozitive për t’u prezantuar partnerëve të saj në komunitetin ndërkombëtar dhe ne po e shfrytëzojmë këtë në maksimum. Për ne flet rritja e bruto prodhimit të brendshëm, qëndrimi i përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vendit dhe rajonit, politika e vazhdueshme paqësore dhe e përgjegjshme”, tha Gjuriq.

Ai shtoi se vizioni i presidentit Aleksandër Vuçiq është rritja ekonomike e të gjithë rajonit, “Ballkani i Hapur” dhe dora e zgjatur e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Gjuriq tha se Bidenit i ka përcjellë dëshirën e Serbisë për të vizituar Beogradin, që do të ishte vizita e parë e një presidenti amerikan në Serbi që nga viti 1980, kur Jimmy Carter qëndroi në Beograd.

You may also like