Gjorgjevski: Njohja e Kishës Ortodokse Maqedonase është moment historik!

by admin
Spread the love




Gazetari Branko Gjorgjevski në emisionin debativ në TV SHENJA, ka deklaruar se njohja e Kishës Ortokose Maqedonase nga Patrikana e Stambollit dhe patriarkut Bartollome, është një vendim historik.

“Është historik ngase me atë përfundon një periudhë prej 55 vitesh izolim, një refuzim i Kishës Maqedonase nga kishat tjera ngase ka bërë një hap, duke u pavarësuar por kjo nuk është pranuar nga së pari Kisha e Serbisë, dhe më pas edhe nga kishat tjera. Është një situatë e keqe dhe e mundimshme kur jeni jashtë nga religjioni juaj”, tha Gjorgievski.

Ai tha se janë kërkuar shumë mënyra që të tejkalohet ky problem.

“Mbajtja e atyre jurisdikcioneve imperialiste nga kishat të cilat shtrihen në më tepër shtete, këto pikëpamje i kanë penguar që popujt të pavarësohen. Ky ishte rasti edhe me Maqedoninë. Mund lirisht të them se Kishat e Mëdha Ortodokse janë bastionet e fundit të atyre projekteve për shtet të mëdha”, tha më tej Gjorgjievski.


You may also like