Gjobitet qytetari pasi hodhi mbeturina afër ujësjellësit në Ferizaj

by admin
Spread the love

Një qytetar është gjobitur nga policia pasi në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit “Bifurkacioni” në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo informatë ishte dërguar tek ata nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

“Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtje dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njotimin e PK-së.

 

You may also like