Gjobiten 459 drejtues të automjeteve në gjithë territorin e shtetit

by admin
Spread the love




Gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar rrugor në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 459 drejtues.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se  80 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se shpejtësia e lejuar, ndërsa 15 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.  205 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në  vendbanime ndërsa 254 jashtë vendbanimeve.  Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.


You may also like