Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 62 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love




Ministria e Brendshme dje (23.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 masa, nga të cilat 62 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorimin e celularit, dy masa për kalimin në semaforë me sinjal të kuq, tetë masa për automjetet e paregjistruara, gjashtë masa për foliat e vendosura të paçertifikuara – xhamat e lyer…”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me kontrollet në trafik./


You may also like