Gjoba për 65 autobusë që transportojnë nxënës, 21 dërgohen në kontroll të jashtëzakonshëm teknik – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme (31.01.2023) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Maqedonisë është kryer aksion kontrolli i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, përcjellë Klan M. Gjatë kontrollit janë konstatuar 65 kundërvajtje në trafik, ndërsa tre vetura janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të skadimit të regjistrimit. 21 automjete janë referuar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

MPB njoftoi se kontrollet në komunikacion për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon tek të gjithë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like