Gjithsej 303 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 masa prej të cilave 53 janë për tejkalim shpejtësie, 156 për kundërvajtje të këmbësorëve, 20 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu nga policia theksojnë se janë shqiptuar edhe 8 masa për mosregjistrim të automjeteve, 4 për shoferët fillimtarë, 3 për mosdhënie përparësie ndaj kalimtarëve dhe 58 për parkim jo të rregullt.


You may also like