“Gjithë mërzitjen time e shprehja përmes muzikës”. Giusy Ferreri flet për sëmundjen e saj të rëndë

by admin
Spread the love

Pas suksesit në “X-Factor”, Giusy Ferreri u bë e famshme falë prezencës së fortë në skenë dhe zërit të saj të veçantë. Në këto 10 vite karrierë muzikore, ajo është bërë edhe nënë. Kohët e fundit ka marrë pjesëedhe në “Festivalin e Sanremos 2022”.

Mund të themi se Giusy Ferreri është një nga këngëtaret më të njohura e më të ndjekura. Mirëpo që nga lindja, asaj i është dashur të përballet me një sëmundje të rëndë invalidizuese. Jeta e këngëtares nuk ka qenë aq e bukur sa duket.

Në një intervistë të zhvilluar kohët e fundit, ajo është shprehur se ka vuajtur që në moshë të hershme prej një lloj aritmie të rrezikshme, të njohur si sindromi i “Ëolf-Parkinson-Ëhite”. Ajo shprehet se: “Nëmoshën 8 vjeçare kalova një atak të papritur takikardie dhe më pas humba ndjenjat. Nuk mbaj mend asgjëse çfarë më ndodhi, di vetëm që kur u zgjova më thanë se për shkak të kësaj sëmundjeje, në fazën e takikardisë, truri nuk furnizohej me oksigjen dhe më provokohej ndjesia e të rënit të fikët”.

Kjo është një gjendje tepër e vështirë për t’u përballuar nga një fëmijë. Dhe që nga ai moment, jeta e saj ndryshoj totalisht. “Sa herë bëja sforco të tepruara, ndieja takikardi të fuqishme. Duhet të qëndroja sa mëe qetë për të mos u ndjerë kështu. Më vinte ndonjëherë inat të shihja shoqet e mia të shkollës të bënin fizkulturë pa probleme, ndërkohë që unë qëndroja e ulur në stol dhe i shihja. Gjithë mërzitjen time e shprehja përmes muzikës”, – është shprehur ajo.

I është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale dhe duket sikur jeta e saj është përmirësuar. Mirëpo sërish duhet të tregojë kujdes për t’ju larguar çdo lloj rreziku, apo të qëndrojë e qetë përballë emocioneve tëforta. “Duhet ta shmang sa më shumë stresin, por jeta si një këngëtare e kompozitore nuk është se mëfavorizon shumë në këtë aspekt. Mundohem ta shmang takikardinë duke bërë frymëmarrje të thella e tëngadalta. Përpiqem të jetoj një jetë të shëndetshme, të shmang konsumin e kafesë dhe ndihem keq që nga rutina shumë e ngarkuar, nuk kam arritur të gjej mundësi për t’u ushtruar fizikisht”, – ka thënë Giusy Ferreri.

You may also like