Gjimshiti paraqitet në humbjen e Atalantës nga Fiorentina – kështu u vlerësua

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti u paraqit në humbjen e Atalantës nga Fiorentina, shkruan Insporti.

Gjimshiti, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të takimit luajti për 58 minuta dhe u vlerësua me notën 6.3.

Gjimshiti shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Olimpiakos në Ligën e Europës duke i dhënë një avantazh 2-1 Atalantës për sfidën e kthimit ndaj skuadrës greke, në kërkim të kalimit në turin tjetër.

Dhe pikërisht ato gola kanë qenë mënyra se si klubi bergamez e ka uruar ditën e djeshme Gjimshitin për ditëlindjen e 29’të.

Atalanta publikoi në rrjetet sociale videon e golave më një dedikim mjaft të veçantë. “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’, shkruhej në postimin që i kushtohej pikërisht Gjimshitit dhe ditëlindjes së tij.

/Insporti.com

You may also like