Gjilani përforcohet me futbollistin e kampionatit rumun

by admin
Spread the love

Margo Roganoviç është futbollisti më i ri i Gjilanit. Për transferimin e tij ka njoftuar skuadra gjilanase përmes një komunikate.

“Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Margo Roganoviç.

Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi. 27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. 

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganoviç dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para“, ka njoftuar skuadra e Gjilanit.

Futbollisti në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit rumun Uta Arad.

You may also like