Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët – mbyllet derbi i kësaj xhiroje

by admin
Spread the love

Derbi i kësaj xhiroje të nëntë, ndeshja në mes Gjilanit dhe Ballkanit, kanë ndarë pikët, pasi barazuan me rezultatin 1-1.

Ndeshja nisi më mirë me skuadrën vendase, që rrezikoi në minutat e para në tri raste me Blerim Krasniqin, por goditjet e tij ishin të pa sakta.

Albert Dabiqajt iu dha mundësi e mirë për golin, por mesfushori në momentet e fundit dështoi ta dërgoi topin në rrjetë.

Rastin e parë suharekasit e patën në minutën e 27-të, kur goditja e Armend Thaqit u prit me mund nga Koliqi, derisa edhe goditja e dytë nga Solomon u prit për mrekulli nga gardiani shqiptar.

Në minutën e 38-të, Gerhard Progni lëshoi një projektil drejt portës së mysafirëve, por pa sukses.

Edhe Nazmi Gripshi i mysafirëve tentoi me një goditje nga distanca, por që përfundoi jashtë portës.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më e ashpër, kur në minutën e 54-të, mesfushori i Gjilanit, Besar Musolli u ndëshkua me karton të kuq pasi shkeli kundërshtarin.

Vetëm tre minuta më vonë, Gjilani kaloi në epërsi, kur Gerhard Progni realizoi pas asistimit nga Fiton Hajdari.

Epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, pasi Nazmi Gripshi i mysafirëve shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

You may also like