Gjiganti i madh anglez gati ofertën për talentin argjentinas

by admin
Spread the love

Julian Alvarez është ylli i ri që ka filluar të shndërrisë në elitën e futbollit argjentinas me River Platen.

Sulmuesi i talentuar argjentinas ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e skuadrës River Plate duke shënuar vazhdimisht e duke asistuar.

Në 21 ndeshje të zhvilluar në kampionat, Alvarez ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Falë formës fantastike, Alvarez është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich, Barcelona, Juventus, Inter e Milan.

Megjithatë skuadra e parë që ka bërë një hap para për transferimin e lojtarit është Manchester United që tanimë ka bërë ofertë zyrtare.

The Guardian ka shkruar se Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë zyrtare prej 20 milionë euro në drejtim të River Plates për futbollistin.

Kjo është klauzola e lojtarit, por mbetet të shihet nëse vet Alvarez do të pranojë ofertën e Djajve të Kuq apo do të pres ndonjë propozim më interesant. 

You may also like