Gjermania vendos masa të rrepta për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe 16 guvernatorët shtetërorë janë dakordësuar për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani.

Scholz dhe guvernatorët shtetërorë arritën kompromis mëngjesin e së martës për këtë çështje, e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë dhe temë e nxehtë për shoqërinë.

Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks. Duke folur të martën në mëngjes, pas një takimi të mbrëmshëm që zgjati disa orë, Scholz e cilësoi marrëveshjen si “moment historik”, gjë që tregon se sa barrë e madhe ishte bërë kjo çështje për Qeverinë e tij.


Top Channel

You may also like