Gjermania thotë se ka çmontuar grupin ‘racist, neo-nazist’ që indoktrinonte të rinjtë me ideologji ‘të mbrapshta komplotiste’ (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet në Gjermani njoftonin sot se kishin neutralizuar një grup të përhapur gjerë në vend, që ngjasonte ne një “kult racist, anti-semit” që kishte në plan të indoktrinonte fëmijët me ideologji naziste ose teori të tjera të padëgjuara, ndryshe nga çka njerëzit janë mësuar të besojnë.

Hetuesit thanë se kishin krye disa bastisje në adresa të ndryshme në të gjithë vendin por kryesisht në Berlin, ku vijon një fushatë e gjerë e autoriteteve në shtypje të “ekstremizmit të djathtë”.

Policia tha se kishin bastisur 26 apartamente në pronësi të 39 anetareve të grupit të dyshuar neo-Nazist ‘Artgemeinschaft’, në 12 rajone përfshi dhe Bavarinë, Baden-Wuerttemberg e Brandenburg.

Grupi raportohet se kishte rreth 150 anëtarë me lidhje me grupe ekstremiste të djathta, ndërsa mes nëngrupeve të tij përfshiheshin emra entitetesh të dyshimta si Gefaehrtschaften, Gilden, Freundeskreise, and Familienwerk e.V., të cilat janë shpallur të jashtëligjshme.

“Ne po ndalojmë një organizatë sektariane, raciste e anti-semite, duke i dhënë një goditje të fortë ekstremizmit dhe agjitatorëve intelektualë që përhapin ideologji naziste”, tha ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser.

Grupi raportohet se përdorte si mbulim një besim ‘pseudo-fetar gjerman për të përhapur ideologjinë e tij’.

“Por qëllimi kryesor ishte ruajtja dhe mbrojtja e ideologjive racore të socializmit nacionalist, që është një paralele me ideologjinë naziste”, thuhej në deklaratën e ministrisë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Grupi raportohet se i mësonte anëtarëve si të zgjidhnin partnerët e tyre duke këshilluar të martoheshin vetëm me evropiano-veriorë, për të korrektuar përbërien gjenetike, ndërsa njerëz me origjina të tjera refuzoheshin si inferiorë, sipas udhëzimeve të organizatës.

Artgemeinschaft është një entitet i themeluar në 1951 nga ish-nazisti Wilhelm Kusserow dhe u regjistrua si një shoqatë në 1957. Avokati i njohur neo-Nazist, Jurgen Rieger ka drejtuar grupin prej vitit 1989 deri në vdekjen e tij 2009. Më pas drejtimin e mori Axel Schunk.

Artgemeinschaft e konsideron veten një grup militant që lufton për ‘stilin e jetesës të përshtatur sipas species’.

Ndërsa nëpër botë anëtarët e grupit i referohen veten si “vëllezër” që praktikojnë të njëjtin nën-stil jetese.

Autoritetet në Gjermani thonin se deri në vitin 2022 ka pasur rreth 50 000 persona që konsiderohen simpatizantë të ideologjisë naziste, sipas inteligjencës së brendshme BfV në një rritje të konsiderueshme nga 33,900 në vitin 2021.

Ndërsa numri atyre që konsideroheshin të dhunshëm për të njëjtën çështje ishte rritur gjithashtu nga 13,500 në 14,000.