Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

by admin
Spread the love

Në Gjermani, është bërë aprovimi i njohjes së patentë shoferëve të Kosovës në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani i cili tha se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. 🇽🇰🤝🇩🇪
Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ai.

This post was published on 2022-02-11 12:46 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like