Gjermania me një “armë të fortë” në Europian, Nagelsmann realizon ëndrrën e tifozëve

by admin
Spread the love

Gjermania do të ketë një armë më shumë për Kampionatin Europian të këtij viti, në të cilin është edhe vend organizator.

Trajneri Julian Nagelsmann ia ka dalë të bindë mesfushorin Toni Kroos, që të rikthehet sërish dhe të veshë fanellën e Gjermanisë, duke nisur nga miqësoret e muajit mars.

“Unë do të luaj përsëri për Gjermaninë nga marsi. Pse? Sepse ma kërkoi trajneri dhe jam gati për t’u rikthyer. Jam i sigurt se me skuadrën në Kampionatin Evropian është e mundur të bëjmë shumë më tepër sesa mendojnë shumica e njerëzve tani”, shkroi Toni Kroos në rrjetet sociale.

Mesfushori 34-vjeçar numëron 106 ndeshje me fanellën e “panzerave”, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrës që u shpall kampione bote në 2014-ën. Kroos vendosi të tërhiqet nga Gjermania në korrik të 2021-shit, fill pas Kampionatit Europian, megjithatë tri vite më vonë, vendos të rikthehet sërish.

Trajneri Nagelsmann pritet të ftojë Kroos që për ndeshjet miqësore të muajit mars, me Gjermaninë që do të matë forcat me Francën dhe Holandën.

Rikthimi i Kroos është padyshim një lajm i mirë për të gjithë fansat e Gjermanisë, pasi eksperienca e një kampioni si ai, pritet të jetë një vlerë e shtuar për përfaqësuesen në Euro 2024.

Përveç triumfit të Kupës së Botës, në 2014-ën, ai ishte pjesë e përfaqësueses gjermane që përfundoi në vendin e tretë në Botërorin e 2010 dhe arriti në gjysmëfinale të Euro 2012-ës. Gjatë karrierës së tij në klube, Kroos ka fituar nga tri herë Bundesligën dhe La Ligën, përveç pesë sukseseve në Ligën e Kampionëve./ Super Sport


Top Channel

You may also like