Gjermania e ktheu RMV-në në listën e vendeve me rrezik të lartë

by admin
Spread the love

Gjermania e kthehu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të lartë, dhe nga e diela do të jetë më rëndë të hyhet në këtë vend, gjegjësisht personat e pavaksinuar dhe personat të cilët nuk e kanë kaluar KOVID-in do të duhet të hyjnë në karantinë.

Përveç Maqedonisë së Veriut, në listën e vendeve me rrezik më të madh nga infektimet janë kthyer Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe vendet e BE-së, si Franca, Austria, Letonia, Bullgaria dhe vende të tjera nga më shumë pjesë të botës.

Sa i përket rajonit tonë, Kroacia nga 24 tetori vitin e kaluar është në listën e vendeve me rrezik të lartë, Mali i Zi nga 15 gushti, ndërsa Sllovenia nga 26 shtatori.

Kthimi në listën e vendeve me rrezik të lartë veçanërisht i godet udhëtarët të cilët nuk janë të vaksinuar.

Nga e diela të gjithë pasagjerët të cilët dëshirojnë të hyjnë në Gjermani duhet të paraqiten në mënyrë elektronike ndërsa duhet të kenë vërtetim për vaksinim ose se e kanë kaluar kovid-19 ose test negativ për koronavirusin.

Personat e vaksinuar dhe të shëruar nuk duhet të shkojnë në mënyrë të patjetërsueshme në karantinë 10-ditore.

Personat të cilët nuk kanë qenë të infektuar me KOVID dhe nuk janë të vaksinuar mund të lirohen nga izolimi në ditën e pestë me testim për KOVID-19.

Nga kjo masë lirohen fëmijët e pavaksinuar deri në moshën gjashtëvjeçare, ndërsa karantina automatikisht u ndërpritet pas pesë ditësh.

Gjermania i ashpërsoi masat për hyrje për shkak të përhapjes së llojit omikron.

You may also like