GJERMANI – Steinmeier: Nuk do ta përgëzoj Putinin për rizgjedhjen

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se nuk do ta përgëzonte presidentin rus Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij, tha zëdhënësja presidenciale për gazetën ”Tagesspiegel”.

“Nuk do të ketë asnjë letër për Putinin”, citoi botimi të ketë thënë zëdhënësja Cerstin Gammelin.

“Sot po mendoj për njerëzit në Rusi që po luftojnë për liri dhe demokraci dhe që jetojnë në rrezik të vazhdueshëm nga regjimi i Putinit. Ne nuk do t’i harrojmë këta njerëz të guximshëm”, tha Steinmeier në një postim të së dielës në X.

Ministria e Jashtme gjermane më herët kishte thënë në X se “pseudo zgjedhjet në Rusi nuk janë as të lira dhe as të drejta, rezultati nuk befason askënd. Sundimi i Putinit është autoritar, ai mbështetet në censurë, represion dhe dhunë”.

Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në Rusi në vitin 2018, Steinmeier e kishte uruar Putinin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like