GJERMANI – “Sea-Eye 4” shpëton 90 migrantë në Mesdhe

by admin
Spread the love

ROMË, 17 dhjetor /ATSH-DPA/-Në një operacion të përbashkët, dy organizata gjermane të ndihmës kanë shpëtuar 90 migrantë me varka, në Detin Mesdhe.

Sipas njoftimit të organizatës joqeveritare (OJQ), “Sea-Eye” me seli në Regensburg, 63 personat, nga shpëtimi i parë, kishin qenë në lëvizje për një ditë e gjysmë në një gomone të papërshtatshme për lundrim.

Ekuipazhet e “Sea-Eye 4” dhe “Rise Above” të organizatës “Mission Lifeline” me seli në Dresden u përfshinë në operacion të premten në mbrëmje.

Sipas raportit, 12 të mitur të pashoqëruar ishin në mesin e të shpëtuarve, të cilët të gjithë u morën në bordin e “Sea-Eye 4”.

Ekuipazhi i “Rise Above” shpëtoi sot 27 sirianë gjatë një misioni tjetër.

Vullnetarët e organizatave, të cilat mbështeten në donacione për financimin e tyre, arritën në zonën e veprimit, në brigjet e Tunizisë dhe Libisë, disa ditë më parë.

Migrantët zakonisht nisen nga Afrika e Veriut me varka të papërshtatshme për të arritur në BE, përmes detit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like