GJERMANI – Scholz: Putin nuk informohet në mënyrë korrekte për luftën

by admin
Spread the love

BERLIN, 1 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur dyshimet e tij lidhur me informimin në mënyrë korrekte të presidentit rus Vladimir Putin nga këshilltarët e tij për situatën në Ukrainë.

Gjatë një interviste, Scholz tha se ishte i bindur “se presidenti rus nuk ishte informuar siç duhet dhe se shërbimet e tij po i fshehin shumë të vërteta. Për shembull, sesa ushtarë rusë kishin vdekur në këtë luftë”.

Deklaratat e kancelarit Scholz mbështesin pretendimet e kreut të shërbimeve sekrete në Britaninë e Madhe (GCHQ) se këshilltarët e Putinit kishin frikë të tregonin të vërtetën. Qeveria e SHBA-së bëri deklarata të ngjashme të enjten, duke cituar shërbimet sekrete.

“Megjithatë, Kremlini duhej të ishte i vetëdijshëm për shkallën e gjykimit të gabuar në lidhje me Ukrainën. Putini është ndjerë i mashtruar nga ushtria ruse, duke shkaktuar tensione mes shefit të Kremlinit dhe udhëheqjes ushtarake”, tha Scholz.

Scholz theksoi se Rusia nuk mund të dilte fitimtare, pavarësisht sesi mund të përfundonte konflikti. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like