GJERMANI – Rritje dramatike e krimeve antisemite që nga sulmi i Hamasit

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Policia gjermane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të krimeve antisemite pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

”Vetëm në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, më shumë se 1 100 krime të motivuara politikisht u regjistruan në shërbimin e raportimit të policisë kriminale deri më 21 dhjetor”, deklaroi një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA).

Krimet kanë të bëjnë kryesisht me dëmtimin e pronës dhe nxitjen e urrejtjes.

Sipas të dhënave, në tremujorin e parë janë regjistruar 558 krime antisemite, në tremujorin e dytë 609 dhe në tremujorin e tretë 540.

Në këto shifra përfshihen të gjitha krimet, ato të motivuara nga ekstremizmi i majtë dhe i djathtë si dhe ato që i përkasin kategorive të “ideologjisë fetare” dhe “ideologjive të importuara”.

Shifra e më shumë se 1100 krimeve të raportuara që nga fillimi i tetorit i referohet vetëm përshkallëzimit të konfliktit në Gaza.

Prandaj, numri i përgjithshëm i krimeve të tilla ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë.

Që nga nëntori 2023, gjithsej 2 874 krime antisemite janë regjistruar që nga fillimi i vitit, përfshirë 88 akte dhune./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like