GJERMANI – Qeveria dëbon 40 diplomatë rusë

by admin
Spread the love

BERLIN, 4 prill /ATSH-DPA/ Qeveria gjermane ka shpallur 40 diplomatë rusë “persona të padëshiruar”, njoftoi sot ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, një akt që është i barabartë me dëbimin nga vendi.

“Qeveria vendosi të shpallë një numër të konsiderueshëm anëtarësh të ambasadës ruse si të padëshiruar që kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë, kundër kohezionit të shoqërisë sonë. Ne nuk do ta tolerojmë më këtë”, tha Baerbock.

“Vendimi i Berlinit iu komunikua ambasadorit rus Sergei Nethayev, i cili u thirr në Ministrinë e Jashtme”, tha Baerbock. Diplomatët rusë kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga Gjermania.

Diplomatët në fjalë dyshohet se janë anëtarë të shërbimeve sekrete ruse.

Vendimi vjen në muajin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe teksa imazhet e mizorive që supozohet se janë kryer nga trupat ruse kanë tronditur botën. Më shumë se 4 milionë banorë janë larguar nga lufta e cila ka shkatërruar qytete dhe qyteza në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like