GJERMANI – PBB-ja tkurret me 0,3% në T4-2023

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 30 janar /ATSH-DPA/- Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e katërt të 2023, me produktin e brendshëm bruto (PBB) që ra me 0,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të qeverisë.

Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Bashkimin Evropian, ra në recesion në vitin 2023, duke u tkurrur me rreth 0,3% gjatë gjithë vitit, pasi vendi u godit nga inflacioni i lartë, normat e larta të interesit dhe kërkesa e ngadaltë globale për eksportet gjermane, përfshirë Kinën.

Ekonomistët presin kryesisht që viti 2024 të jetë një tjetër vit i vështirë për ekonominë gjermane.

Ata parashikojnë se ekonomia do të tkurret përsëri në tremujorin e parë, pasi vendi përballet me sfida të shumta, duke përfshirë grevat e transportit dhe ndërprerjet e transportit detar përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like