GJERMANI – Paketë e re ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Gjermania ka dërguar një paketë të re ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin raketa të mbrojtjes ajrore, automjete luftarake të këmbësorisë, radarë, kamionë dhe pajisje të tjera.

“Lista e ndihmave ushtarake u përditësua më 4 janar në faqen e internetit të qeverisë federale gjermane”, tha “Ukrinform”.

Në veçanti, Gjermania furnizoi Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore “Skynex” me municion, raketa për sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM, municione për tanket “Leopard 2 A6” dhe pothuajse 10 000 fishekë artilerie 155 mm.

Ukraina mori gjithashtu 305 pushkë sulmi “MK 556”, 750 000 fishekë municion armësh zjarri dhe më shumë se 1 000 rrjeta kamuflazhi dimëror.

Në vitin 2023, Gjermania transferoi ndihmë ushtarake në vlerë prej rreth 5,4 miliardë euro në Ukrainë dhe u zotua të ofrojë ndihmë me vlerë rreth 10,5 miliardë euro në vitet e ardhshme. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like