GJERMANI – Ministri i Punës bën thirrje për pagesa direkte mes krizës së energjisë dhe luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 15 janar /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil ka mbështetur mënyrat e reja për të bërë pagesa të drejtpërdrejta nga shteti për qytetarët, në kuadër të krizës energjetike.

“Për të ardhmen do të na duhet një mekanizëm për kryerjen e pagesave direkte, në mënyrë që të lehtësojmë shpejt barrën në kohë krize”, tha Heil në Berlin.

Në marrëveshjen e tyre të koalicionit, Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) njoftuan zhvillimin e një mekanizmi për pagesat direkte për të kompensuar rritjen e çmimeve të CO2.

Megjithatë, verën e kaluar, ministri i Financave, Christian Lindner njoftoi se do të duheshin të paktën 18 muaj për të mbledhur të dhënat e nevojshme, si identifikimi i taksave dhe numrat e llogarisë për pagesa të tilla direkte për të gjithë qytetarët.

Heil bëri thirrje për të gjetur një mënyrë për të bërë pagesa direkte në kuadër të krizës energjetike dhe luftës ruse në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 8 qytetarë të infektuar

You may also like