GJERMANI – Mbi 50 000 refugjatë ukrainas kanë një punë të rregullt

by admin
Spread the love

NUREMBERG, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Mbi 50 000 refugjatë ukrainas kanë gjetur punë të rregullt që nga mbërritja e tyre në Gjermani, sipas Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani.

“Në gusht, u punësuan 109 000 ukrainas, sipas Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore. Nga ata, 51 mijë janë ukrainas që kanë mbërritur në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës”, sipas të dhënave.

Gjithsej 609 000 qytetarë ukrainas u regjistruan në Agjencinë Federale të Punësimit që nga 13 tetori, duke përfshirë 204 000 fëmijë.

Shifrat nuk janë saktësisht të krahasueshme, pasi nuk ka ende të dhëna për punësimin gjatë muajit tetor, por një vlerësim i përafërt sugjeron se më shumë se një e katërta e refugjatëve ukrainas në moshë pune mund të kenë gjetur një punë të rregullt.

Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Ifo, më pak se 1 500 refugjatë ukrainas që kishin ikur, thanë se kishin gjetur një punë. Më shumë se gjysma e tyre thanë se ishin më shumë të kualifikuar sesa duhej për punën e tyre.

“Gatishmëria për të punuar është shumë e lartë mes refugjatëve ukrainas’, tha studiuesja e Ifo, Tetyana Panchenko.

Sipas Ifo, shumica e të anketuarve dëshironin të qëndronin në Gjermani për dy vitet e ardhshme. Një e treta donte të kthehej në Ukrainë.

You may also like