GJERMANI – Lauterbach viziton SHBA-në për të diskutuar strategjinë për Covid-19

by admin
Spread the love

BERLIN, 16 korrik /ATSH-DPA/-Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach do të udhëtojë të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shkëmbyer pikëpamjet lidhur me pandeminë e Covid-19 së bashku me shkencëtarë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

“Udhëtimi gjashtëditor do të përfshijë shqyrtimin e strategjisë për menaxhimin dhe kontrollim të pandemisë, me këshilltarët e lartë të qeverisë amerikane në përgatitje të një valë të mundshme të rasteve gjatë vjeshtës”, tha një zëdhënës i ministrit.

Bisedimet janë planifikuar me ministrin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra dhe këshilltarin e presidentit amerikan për pandeminë, Anthony Fauci.

Lauterbach, i cili është një mjek dhe epidemiolog i trajnuar, do të takohet gjithashtu me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të vizitojë shkencëtarët dhe institucionet mjekësore.

Gjermania dhe SHBA-ja po përgatiten për një valë të re infeksionesh me Covid-19 të nxitura nga nënvariantet infektive të Omicron. Të dyja qeveritë po përgatiten për fushata të reja të vaksinave përforcuese.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like