GJERMANI – Kancelari Scholz diagnostikohet me Covid-19

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 dhjetor /ATSH-ANSA-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz u diagnostikua me Covid-19.

”Është e qartë se nuk është një surprizë për të cilën të jem i lumtur”, shkruan Scholz në X.

”Testet e mia aktuale për Covid-19 shfaqin dy vija”, shkroi ai.

”Kam simptoma të buta dhe tani për tani po punoj nga tavolina ime e punës”, përfundon ai.

”Scholz është në zyrën e tij dhe po merr pjesë në biznesin e qeverisë me video-konferencë”, tha zëdhënësi i tij Steffen Hebestreit.

Kancelari nuk do të marrë pjesë në takimet publike sot dhe nesër.

”Një vizitë e kryeministrit sllovak Robert Fico për të martën është anuluar”, tha Hebestreit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like