GJERMANI – Ish-dega e “Gazprom” kalon në pronësi të shtetit

by admin
Spread the love

BERLIN, 14 nëntor /ATSH-DPA/- Gjermania ka shtetëzuar kompaninë e gazit “Securing Energy for Europe” (SEFE), dikur një degë e kompanisë ruse Gazprom, duke përmendur falimentimin e saj të afërt, i cili mund të çonte në ndërprerjen e furnizimeve me energji në vend.

Në një deklaratë, Ministria e Ekonomisë e justifikoi vendimin duke përmendur falimentimin e afërt të SEFE, i cili do të rrezikonte sigurinë e furnizimeve me gaz në Gjermani.

“Për të shmangur këtë rrezik dhe për të ruajtur biznesin operacional të SEFE, u krye ndryshimi i pronësisë dhe tani kompania është e stabilizuar”, tha ministria. Urdhri përkatës u botua sot në Gazetën Federale.

Ministria theksoi se SEFE, dikur “Gazprom Germania GmbH”, ka qenë nën kujdesin e Agjencisë Federale të Rrjetit që prej muajit prill.

Ministria tha se ish-pronarët do të kompensoheshin, ndërsa vuri në dukje se procesi i kompensimit nuk kishte përfunduar ende.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like