GJERMANI (G7) – Biden: NATO dhe G7-a së bashku kundër agresionit rus ndaj Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ELMAU (Gjermani), 26 qershor /ATSH-AFP-DPA/ – G7-a dhe NATO-ja duhet të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden përpara bisedimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku”, i tha Biden kancelarit gjerman në fillim të takimit.

”Presidenti rus, Vladimir Putin shpreson që NATO-ja dhe G7-a do të ndahen disi”, theksoi ai.

“Por, ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë”, shtoi Biden.

Po sot, Biden theksoi, në një shënim në Twitter, se ”G7-a duhet të ndalojë importin e arit rus”.

Masa, e vendosur për t’u shpallur zyrtarisht në samitin treditor të G7, që po zhvillohet në Alpet bavareze, do t’i imponojë Putinit ”kosto të paprecedentë për t’i mohuar atij të ardhurat që i nevojiten për të financuar luftën kundër Ukrainës”, shkroi Biden.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi atë si një ”eksport të madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”.

”Masat që kemi shpallur sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe godasin në zemër të makinës luftarake të Putinit”, tha ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson, ndërsa mbërriti në samit, sipas agjencisë britanike të lajmeve Press Association./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like