GJERMANI (G7) – BE: Rusia po luan lojën e urisë duke bllokuar eksportet e grurit ukrainas

by admin
Spread the love

ELMAU (Gjermani), 26 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka dënuar lojërat e urisë të Rusisë, duke thënë se Kremlini është “i vetmi përgjegjës për krizën globale të ushqimit që shkakton vuajtje në vendet më të varfra dhe familjet me të ardhura të ulëta”.

Duke folur pak para fillimit të samitit të G7-ës, Michel tha se Kremlini “po përdor ushqimin si një armë të heshtur lufte dhe ne duhet të kundërshtojmë fuqishëm propagandën e Rusisë për çmimet e ushqimit dhe plehrave”.

”Rusia po bllokon portet, po sulmon infrastrukturën bujqësore, po i kthen fushat me grurë në fusha lufte”, tha ai.

Lufta në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të pestë, po pengon drithin të largohet nga portet e vendit dhe po e bën ushqimin më të shtrenjtë në të gjithë globin.

“Koha po ikën dhe BE-ja po punon për alternativa për produktet bujqësore të Ukrainës”, tha Michel./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like