GJERMANI – G7 alarmohet pas planit të Rusisë për të dërguar raketa bërthamore në Bjellorusi

by admin
Spread the love

GJERMANI, 27 qershor /ATSH-DPA/- Liderët e G7 kanë shprehur shqetësimin e madh pas njoftimit të Rusisë për transferimin e raketave me fuqi bërthamore në Bjellorusi.

Në një deklaratë të përbashkët në ditën e dytë të një samiti treditor në Alpet bavareze, liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë se dënojnë përdorimin e pajustifikuar të retorikës bërthamore dhe sinjalizimit nga ana e Rusisë.

“Rusia duhet të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare, përfshirë ato që ndalojnë përdorimin e armëve kimike, biologjike ose bërthamore”, thuhet në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sillet me përgjegjësi dhe të ushtrojë përmbajtje, dhe ritheksojmë se përdorim i armëve të tilla do të ishte i papranueshëm dhe do të kishte pasoja të rënda”, sipas deklaratës.

Reagimi i liderëve të G7 erdhi pasi presidenti Vladimir Putin thuhet se i tha liderit bjellorus Alexander Lukashenko, aleatit të tij më të ngushtë në luftën kundër Ukrainës, se Rusia do të dorëzojë raketa të afta për të bartur koka bërthamore në Bjellorusi në muajt e ardhshëm.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like