GJERMANI – Faeser: Terrorizmi islamik mbetet një kërcënim

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania mbetet një shënjestër e organizatave terroriste islamike, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser pas një kontrolli në objektet e banimit në qytetin Ruhr të Castrop-Rauxel.

Ndërsa nuk komentoi detajet e kontrollit, Faeser tha se sulmuesit e vetëm të motivuar nga ideologjia islamike mbeten një kërcënim i madh.

“Forcat tona të sigurisë janë vazhdimisht në vëzhgim për një sulm për këtë arsye”, tha Faeser.

Ministrja vuri në dukje se autoritetet gjermane të sigurisë kishin penguar 21 sulme islamike që nga viti 2000.

Lidhur me bastisjen Castrop-Rauxel, ajo tha se prokurorët e Dusseldorfit do të ndjekin hetimin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like