GJERMANI – Boris Pistorius ministri i ri i Mbrojtjes

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Boris Pistorius, ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme, do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë, sipas burimeve qeveritare.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të bëjë një njoftim zyrtar sot në mbrëmje.

Vendimi vjen pas dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht ditën e djeshme, duke liruar një post thelbësor për strategjinë e re të sigurisë të vendit.

Më herët, Scholz e përshkroi shpërthimin e luftës në Ukrainë vitin e kaluar si një “pikë kthese” për Gjermaninë, duke njoftuar në të njëjtën kohë një program masiv riinvestimi ne forcat ushtarake prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë).

Tani, i takon Pistorius t’i çojë përpara këto plane, si dhe të trajtojë çështjen e ndjeshme të dërgesave të armëve në Ukrainë.

Pistorius, i socialdemokratëve të Scholz, konsiderohet një drejtues politik me përvojë, me një reputacion në mesin e homologëve të tij gjermanë, si ekspert në fushën e tij. Ai ka qenë i përfshirë në fushatat elektorale federale dhe negociatat e koalicionit.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like