GJERMANI – Baerbock zotohet të mbështesë Ukrainën në vitet në vijim

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 gusht /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka siguruar Ukrainës mbështetje të vazhdueshme në luftën kundër Rusisë në vitet në vijim, nëse do të jetë e nevojshme.

“Për fat të keq, ne duhet të supozojmë se Ukraina do të ketë ende nevojë për armë të reja të rënda nga miqtë e saj verën e ardhshme”, tha Baerbock për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Ukraina po mbron gjithashtu lirinë tonë, paqen tonë. Dhe ne do t’i mbështesim financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha Baerbock.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se lufta mund të vazhdonte me vite, ndërsa shtoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte krijuar një iluzion duke menduar se Ukraina do të dorëzohej brenda pak javësh.

Baerbock mbrojti gjithashtu pretendimin e Ukrainës për Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në 2014.

“Krimeja gjithashtu i përket Ukrainës. Bota nuk e ka njohur kurrë aneksimin e vitit 2014, i cili ishte kundër ligjit ndërkombëtar”, shtoi ajo

“Ndarja sociale e Evropës është pjesë e luftës së Putinit. Ne duhet ta parandalojmë këtë. Do të jetë një rrugë e vështirë, por është pjesë e përgjegjësisë sonë politike për të zbutur pabarazitë sociale që vijnë nga çmimet e larta të energjisë”, tha Baerbock.

Baerbock hodhi poshtë kërkesat e bëra nga disa politikanë në Gjermani për miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2 në Detin Baltik për të lejuar një vëllim më të madh të dërgesave të gazit rus për të shmangur një krizë gazi në Gjermani këtë vit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like