Gjermanët “braktisin” kishat: Gati gjysmë milionë vetë i largohen besimit!

by admin
Spread the love

Në Gjermani, shifra po bëhen shqetësuese: kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk i janë larguar Kishës Katolike atje sa vitin e kaluar.

Në një statistikë të publikuar nga Konferenca e Ipeshkve Gjermanë fllitet për rreth 523.000 vetë. Në vitin 2021, ia kthyen shpinën Kishës rreth 359.000 vetë, dhe ky atëherë konsiderohej një rekord. Rreth 21 milionë vetë janë në Gjermani ende pjesëtarë të Kishës Katolike. Mendohet se abuzimet bartin një pjesë të përgjegjësisë për braktisjet e shumta.

Veçanërisht pas prezantimit të një ekspertize për abuzimet në Kryedioqezën e Mynihut dhe Freisingut dhe diskutimit për bashkëfajësinë e Papa Benediktit XVI, i cili ndërroi jetë, numri i largimeve është rritur ndjeshëm. Presidenti i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, ipeshkvi Georg Bätzing, e quajti alarmant numrin e largimeve.

Megjithatë ai bëri thirrje që njerëzit të mos dekurajohen. Për të është e rëndësishme të zbatohen vendimet e marra në kuadër të rrugës sinodalale për reformën e kishës, tha Bätzing. Konsdiderohet po ashtu se kisha nuk tregon vendosmëri të mjaftueshme për të zbatuar vizionet për të ardhmen e jetës së krishterë në kishë. Pjesëtarët e regjistruar të kishës në Gjermani paguajnë një “taksë kishe” – midis 8% dhe 9% të të ardhurave të një individi, që shkon drejtpërdrejt në kishën e tyre, qoftë ajo katolike apo protestante, mbi milionat e paguara nga shteti me paratë e taksapaguesve.

Humbja e pjesëtarëve që paguajnë do të thotë gjithashtu një humbje fondesh për kishën, fonde që përdoren për të mbajtur komunitetet edhe në rajonet më rurale të vendit.


Top Channel

You may also like