Gjërat nuk janë ashtu siç duken

by admin
Spread the love

Kohët e fundit, ish-konkurrentit të “Për’puthen” Albi Dhima iu publikuan disa foto ku ai ndodhej në krah të një vajze të panjohur, së bashku me Alvisën dhe Bashkimin.

Kjo ka ndodhur si pasojë e ‘vjedhjes’ së “Instagram”-it të Alvisës dhe publikimit të gjithë bisedave që ajo ka pasur me konkurrentët e programit të dashurisë.

I ftuar në një intervistë për “N’Zoom”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka folur në lidhje me fotot që qarkulluan në rrjet. Ai u shpreh se shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Do t’ia lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda.”, tha ai.

Ndër të tjera ai tregoi se ruan ende kontakte me disa persona që kanë qenë pjesë e programit, ku veçoi mikun e tij Bashkimin.

Unë kam kontakte me shumë persona. Një është një shok, një mik që edhe pas programit e ruajmë shoqërinë, është Bashkimi. Kam kontakte edhe me vajza e djem të tjerë, dhe më pas ka edhe njerëz që i kemi humbur të gjitha kontaktet. Në një emision televiziv kur është reality-shoë, elemntët e shoët duhet të jenë. Në momentin që se çfarë niveli është ky shoë se sa  luan dhe sa nuk luan është përgjegjësi individuale. Unë jam përpjekur të jem sa më real.”, shprehu Albi.


You may also like