Gjërat mes Gigi dhe Bradley po bëhen serioze – Shqip

by admin
Spread the love

Burimi e konfirmon: Janë të pandashëm, do të prezantojnë vajzat e tyre

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit, madje edhe ndër më të preferuarit e fansave të Hollywood-it.

Aktori 48-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare kanë dëshmuar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Me sa duket, ata të dy po përgatiten për hapin e radhës në romancën e tyre.

Një burim i afërt i çiftit ka treguar se Gigi dhe Bradley po planifikojnë të prezantojnë vajzat e tyre. Modelja ka një vajzë 3-vjeçare Khai me ish-partnerin e saj, Zayn Malik.

Ndërkohë, aktori ka një vajzë 6-vjeçare, Lea De Seine, me ish të dashurën e tij, modelen Irina Shayk.

Gigi, pak kohë më parë, u përfol për një lidhje me Leonardo DiCaprio, megjithatë, duket se romanca e tyre nuk funksionoi.

Klan News

You may also like