GJENEVË – OKB: T’i jepet fund përdorimit të armëve me eksploziv në Gaza

by admin
Spread the love



GJENEVË, 10 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë sulmet me eksplozive në zonat me popullsi të dendur të Rripit të Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të eliminuar lëvizjen ekstremiste Hamas.

“Duke marrë parasysh nivelin e lartë të viktimave civile dhe shkallën më të gjerë të shkatërrimit të objekteve civile, ne jemi shumë të shqetësuar se këto përbëjnë sulme joproporcionale në shkelje të të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha ai gjatë një vizite në Aman.

Ai i ishte referuar më parë “krimeve të luftës” në të dy anët e luftës Izrael-Hamas, pas një vizite në pikën kufitare të Rafahut midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Konkretisht, ai i referohej sulmit terrorist nga Hamasi ndaj komuniteteve izraelite më 7 tetor dhe kundërsulmeve të Izraelit në Gaza. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMakina me fenelina të paligjshme, Policia gjoba personave me imunitet


You may also like