GJENEVË – OKB: Të ndalen sulmet kundër civilëve në Ukrainë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 3 janar /ATSH-DPA/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ushtrojnë vetëpërmbajtje për shkak të sulmeve të fundit reciproke.

”Përshkallëzim i armiqësive është alarmues, me dhjetëra civilë të vrarë në Ukrainë dhe Rusi”, shkroi zyra e tij në platformën online X.

E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon sulmet pa dallim dhe sulmet ndaj civilëve.

Për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar, zyra bëri thirrje për hapa të menjëhershëm për të shmangur përshkallëzimin, për të siguruar mbrojtjen e civilëve dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar.

Numri i sulmeve me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë është rritur kohët e fundit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka goditur me qindra raketa dhe drone gjatë pesë ditëve të fundit, duke vrarë ose plagosur shumë njerëz.

Autoritetet ruse thanë se 24 civilë u vranë nga zjarri ukrainas në qytetin rus, Belgorod gjatë fundjavës, humbja më e madhe për Rusinë në pothuajse dy vitet e luftës.

Presidenti rus Vladimir Putin më pas njoftoi sulme të intensifikuara në Ukrainë./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like