GJENEVË – OKB: Rreth 1.25 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

by admin
Spread the love

GJENEVË, 4 mars /ATSH- DPA/- Numri i njerëzve që u larguan nga Ukraina pas pushtimit rus arriti në 1.25 milionë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).

‘’Nga këta, 672 000 ikën në Poloni, 194 000 në Moldavi dhe rreth 133 000 në Hungari’’, tha një zëdhënës i IOM.

‘’Në mesin e refugjatëve janë 78 800 persona që nuk kanë nënshtetësi ukrainase. Ata vijnë nga 138 vende të ndryshme’’, shtoi zëdhënësi.

‘’IOM po heton raportet se të huajve u është refuzuar ndihma mjekësore. Një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme’’, tha zëdhënësi.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like