GJENEVË – OKB: Mbi një milion fëmijë janë larguar nga lufta në Ukrainë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 11 mars /ATSH-AA/ – Mbi një milion fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga nisja e luftës së Rusisë në vend, tha UNICEF.

Sipas agjencisë së fëmijëve të OKB-së, shumica e fëmijëve janë larguar në Poloni, Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani me familjet e tyre.

“Numri i fëmijëve në lëvizje është tronditës, një shifër kjo që tregon situatën dëshpëruese të fëmijëve dhe familjeve në Ukrainë”, tha drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan.

“Fëmijët po lënë pas gjithçka që mbajnë mend në kërkim të sigurisë. Kjo të copëton zemrën”, shtoi ajo.

“Të paktën 37 fëmijë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur në më pak se dy javë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

UNICEF ka bërë thirrje sërish për një akses të sigurt, të shpejtë dhe të papenguar humanitar për popullatën në nevojë dhe për kalimin e sigurt të civilëve për të siguruar shërbimet dhe mbrojtjen për të cilat ata kanë nevojë./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like