GJENEVE – OBSH: Rastet e lisë së majmunit në rënie në mbarë botën

by admin
Spread the love

GJENEVË, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i rasteve të reja të lisë së majmunit të raportuara ka shënuar një ulje në mbarë botën.

“Nga 15-21 gusht, janë regjistruar 21% më pak raste se një javë më parë”, tha OBSH. Në katër javët e mëparshme, shifrat ishin në rritje.

“Kjo ulje mund të pasqyrojë shenja të hershme të një numri në rënie të rasteve në rajonin evropian, i cili do të duhet të konfirmohet më pas”, tha sot OBSH në një deklarate në Gjenevë.

Rajoni Evropian përfshin 53 vende nga BE-ja në Turqi, Turkmenistan, Rusi dhe Izrael.

Në rajonin e Amerikës së Veriut dhe atë të Jugut, rastet kanë vazhduar të rriten. Në mbarë botën, gjatë javës u raportuan 5 907 raste krahasuar me 7 477 një javë më parë.

Në total, OBSH raportoi rreth 41 600 infeksione dhe 12 vdekje nga 96 vende që nga fillimi i vitit.

Gjermania është ndër katër vendet me numrin më të lartë: SHBA-ja ka më shumë se 14 000 raste, e ndjekur nga Spanja, Brazili dhe Gjermania.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like