Gjendja e rrugëve të Prishtinës, pasi punëtorët e pastrimit pezulluan punën (FOTO)

by admin
Spread the love

Punëtorët e pastrimit të hënën kanë protestuar në lidhje me kushtet e punës, derisa kanë njoftuar se do nuk do të dalin në terren deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kërkuan nga bordi i KRMM “Pastrimi” rritje page me 70 euro dhe kërkuan përmirësim të kushteve të punës në terren.

Mirëpo, kjo kompani u propozoi punëtorëve rritje page prej 30 eurosh në muajt në vazhdim, gjë që s’u pëlqeu atyre, andaj thanë se do të vazhdojnë me protestën deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara.

Ky pezullim i punës bëri që sot rrugët e Prishtinës të duken në gjendje të mjerueshme, përplot me mbeturina.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Pastruesit duan 70, jo veç 30 euro ekstra (VIDEO)

You may also like