Gjendet në një kanal trupi i pajetë i një të riu nga Shkupi

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i një burri nga fshati Mralino i Shkupit.

“Me datë 01.02.2022 në ora 07:42 në SPB Shkup është raportuar se në një kanal në fshatin Marino të Shkupit është gjetur i vdekuri Z.T.(34) nga fshati Mralino Shkup. Vdekjen pa gjurmë dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, njoftojnë nga MPB


You may also like