Gjendet i vdekur një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

by admin
Spread the love

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë të ndjerin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa ShKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like