Gjendet i vdekur në Liqenin e Badocit, 76-vjeçari nga Lipjani

by admin
Spread the love

Këtë të mërkurë në Liqenin e Badocit është gjetur trupi i pajetë i Gafurr Gashit, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e diela.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G., i cili nga familjarët  është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, është shprehur Ahmeti për KlanKosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Familjarët kërkojnë ndihmë për lokalizimin e 76-vjeçarit nga Lipjani (VIDEO)

You may also like