Gjendet i pajetë fotoreporteri i njohur ukrainas Levin

by admin
Spread the love

KIEV, 3 prill /ATSH/ – Fotoreporteri dhe regjisori i njohur ukrainas, Maksim Levin është gjetur i vdekur, pasi u zhduk muajin e kaluar, sipas huffpost.com.

Trupi i Levin u gjet në fshatin Huta Mezhyhirska, një zonë që është granatuar rëndë nga forcat ruse, nga ku ai kishte raportuar për pushtimin e Ukrainës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në një deklaratë se Levin u vra nga të shtënat me armë zjarri nga anëtarët e ushtrisë ruse.

Një hetim për vdekjen e tij është duke u zhvilluar.

Levin, i lindur në Kiev, 40 vjeç, ka lënë pas bashkëshorten dhe katër djemtë e tij.

Ai kishte punuar me shumë media ukrainase si dhe me agjenci ndërkombëtare lajmesh, përfshirë Associated Press, Reuters dhe BBC.

Levin i bashkohet numrit në rritje të gazetarëve që janë vrarë në luftë.

Operatori ukrainas, Yevhenii Sakun u vra kur forcat ruse granatuan një kullë televizive në Kiev.

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski dhe kontraktori Oleksandra Kuvshynova u vranë të dy në Horenka, një qytet jashtë Kievit.

Regjisori amerikan Brent Renaud u qëllua për vdekje në Irpin.

Oksauna Baulina, një gazetare ruse që la karrierën e saj të suksesshme si redaktore mode për t’u bërë një reportere kritike ndaj Kremlinit, u vra kur rusët bombarduan Kievin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like